spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeBotaAmerikaKongresi amerikan thekson kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin...

Kongresi amerikan thekson kërcënimet në rritje ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkomiteti për Evropën në kuadër të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Kongresmeni Keith Self (TX-03), zhvilloi një seancë dëgjimore të rëndësishme me titullin “Vlerësimi i sfidave me të cilat përballet NATO”, me fokus në kërcënimet që po evoluojnë ndaj Aleancës dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kryesuesi Self foli për rëndësinë e sigurisë dhe përparimit demokratik të Kosovës, si dhe në domosdoshmërinë për të kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në rajon.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për aktivitetet destabilizuese që burojnë nga Serbia dhe Republika Sërpska – zhvillime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe të NATO-s.

Në dëshminë e tij, Admirali në pension Mark Montgomery dha një vlerësim të qartë dhe shqetësues:

- Advertisement -

“Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan”.

Ekspertë të tjerë të ftuar ishin Dr. Nile Gardiner dhe Ambasadorja Julianne Smith, të cilët ofruan perspektiva për rëndësinë strategjike që ka Ballkani për unitetin dhe sigurinë afatgjatë të NATO-s.

Organizata Albanians For America (AFA) ishte e pranishme në këtë seancë dhe vazhdon të avokojë për angazhim më të fuqishëm të SHBA-së në mbështetje të lirisë, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin.

AFA vlerëson angazhimin e liderëve si Kongresmeni Keith Self, të cilët po e vendosin Kosovën dhe çështjet rajonale në qendër të vëmendjes globale në një moment kyç për rajonin.

“E përshëndesim përqendrimin e sotëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim çdo përpjekje që promovon paqe, parandalim dhe partneritete të qëndrueshme”, tha njëri nga përfaqësuesit e AFA.

Duke marrë parasysh kërcënimet e identifikuara gjatë dëgjimit, AFA bën thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s të përshpejtojnë hapat drejt integrimit të plotë të Kosovës në Aleancë.

Si një partnere e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike, përfshirja e Kosovës do ta forconte krahun juglindor të NATO-s dhe do të kontribuonte në siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat