spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeRajoniShqipëriaKurban Bajrami – Begaj: Le të na udhëheqë mirësi dhe bashkim

Kurban Bajrami – Begaj: Le të na udhëheqë mirësi dhe bashkim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

- Advertisement -

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë”.

“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!  Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat