spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
20:47
HomeKosovaMiftaraj: Prokuroria e fortë do të ndalte akuzat ndaj medias

Miftaraj: Prokuroria e fortë do të ndalte akuzat ndaj medias

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nëse do të kishte një prokurori të aftë, e cila është e pavarur dhe e bindur ndaj Kushtetutës dhe ligjit, atëherë, nuk do të kishte ministra që “akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive”.

Miftaraj, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka shkruar se në një shtet ligjor, ministrat e korruptuar do t’i shihnin nga burgu emisionet.

- Advertisement -

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sikur të kishim prokurori të aftë, të pavarur dhe të bindur ndaj kushtetutes dhe ligjit, nuk do kishim ministra që akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive.

- Advertisement -

Ne nje shtet ku ka shtet ligjor, prokuror te ndershem dhe gjyqtar me integritet, ministrat e korruptuar emisionet do i shihnin nga burgu, ne pritje te gjykimit.

Po pasi skemi shtet ligjor, e skemi prokuror të dijshem e te bindur ndaj ligjit, kemi politikane qe e shkelin ligjin haptazi dhe akuzojne te tjeret qe guxojne me raportu korrupsionin.

Ne keto raste edhe politikanet e korruptuar edhe prokuroret e paguximshem dalin nga situata duke e bere shqiponjen dhe duke bere heroin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat