spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeSportShqipëria humb penalltinë, pjesa e parë mbyllet pa gola

Shqipëria humb penalltinë, pjesa e parë mbyllet pa gola

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Janë mbyllur 45-minutat e parë të ndeshjes së madhe, Shqipëri – Serbi, e cila po zhvillohet në “Air Albania”. Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë – pa gola.

Kombëtarja shqiptare ishte skuadra më e mirë e kësaj pjese, duke rrezikuar në tri raste të ndryshme, por që në katërtin e humbi penalltinë.

- Advertisement -

Ishte Rey Manaj që dështoi nga pika e bardhë.

Fillimisht, Shqipëria rrezikoi me anë të Mario Mitaj, por që goditja e tij shkoi drejt në duart e portierit kundërshtar.

- Advertisement -

Rasti i dytë mbanë emrin e Qazim Laçit, por edhe goditja e tij, si e të parit, u prit nga Djordje Petrovic.

Për herën e tretë, Shqipëria rrezikoi me anë të Rey Manaj, por që goditja e tij përfundoi jashtë kornizës së portës.

Serbia e pati vetëm një gjysmërast, i cili përfundimin e pati në duart e Thomas Strakoshës.

45-minutat e parë përjetuan vetëm një ndërprerje të vogël, me Sasa Lukic që pretendoi se u godit në kokë në minutën e tetë, gjatë një këndoreje. Megjithatë, gjithçka u sqarua shumë shpejt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat