spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeSportShqipëri – Serbi 0-0, sfidë pa gola për “Botërorin 2026”

Shqipëri – Serbi 0-0, sfidë pa gola për “Botërorin 2026”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Serbia barazuan sonte 0-0 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Kjo është ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë me tri pikë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 9 pikë pas 3 fitoreve, ndërsa Letonia është e treta me 3 pikë.

- Advertisement -

Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballje. Trajneri Silvinjo i ka shtangur të gjithë me titullarët.

Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

Në minutën 11’ vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.

Në minutën e 15’ vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.

Në minutën e 19’ ndëshkohet me karton të verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahoviç në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.

Në minutën e 21-të mundësi e mirë për Serbinë, por Vlahovic gabon gjithçka me gjuajtjen në momentin e fundit.

Në minutën e 30-të, shpërthim i Brojës nga krahu i djathtë. Dy ndërhyrje ndaj sulmuesit, i cili rrëzohet, por arbitri nuk akordon faull.

Tentativë e Laçit nga jashtë zone në minutën e 34-t topi shkon në duart e Petroviç.

Minuta 36′, krosim i Hoxhës nga e djathta, për Manajn në zonë. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkon jashtë.

Në fund të pjesës së parë erdhi rasti i artë për Shqipërinë. Një depërtim i shkëlqyer nga Hysajt, i cili pason në zonë dhe në tentativën e dytë merr një goditje të gabuar në zonë dhe fiton 11-metërsh. Por Manaj gabon, teksa portieri serb arrin të presë goditjen e sulmuesit shqiptar.

Me rezultatin 0-0 mbyllet dhe pjesa e parë.

Shqipëria e nis mirë pjesën e dytë, teksa në minutën e 48’-të ka një rast të artë shënimi. Broja shpërthen nga e djathta dhe futet në zonë. Pasimi i tij nuk shfrytëzohet si duhet.

Strakosha bën mrekullinë në minutën e 53-të, teksa priti një gjuajtje me kokë të Terziç.

Në të 56-ën Serbia i shkon shumë afër golit, por gjuajtja e Terziç me të majtën, shkon ngjitur me shtyllën.

Në të 62-ën dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, për t’i lënë vendin Bajramit dhe Dakut

Në minutën e 72′ Bajrami mori një top të shkëlqyer në zonë, por gjuajta e tij ishte shumë e dobët dhe shkoi në duart e portierit.

Minuta 75, tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Armando Broja dhe në fushë futet Myrto Uzuni. Te Serbia largohet Mitrovic për Jovic.

Në minutat e mbetura Kombëtarja kërkoi me insistim golin e avantazhit por pa rezultat, duke e mbyllur sfidën në barazim pa gola.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat