spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:36
HomeBotaAmerikaProtestat në Los Angeles, Trump nuk ndalet, dërgon forca shtesë

Protestat në Los Angeles, Trump nuk ndalet, dërgon forca shtesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Donald Trump ka marrë vendim të ri sa i përket protestave në Los Angeles.

“Ne morëm një vendim të shkëlqyer duke dërguar Gardën Kombëtare për t’u marrë me trazirat e dhunshme dhe të nxitura në Kaliforni”, shkroi Trump në Truth Social.

- Advertisement -

“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, Los Angeles do të ishte zhdukur plotësisht”.

Ai tha se Guvernatori Gavin Newsom dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit Karen Bass kishin qenë mosmirënjohës ndaj tij pasi të dy e kritikuan – duke deklaruar se vendosja ishte “e panevojshme” dhe “ndezi” protestat që kishin qenë të vogla dhe të lokalizuara.

- Advertisement -

“Vetëm një vështrim i fotove dhe videove të Dhunës dhe Shkatërrimit ju tregon gjithçka që duhet të dini”, shtoi Trump.

“Ne gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i mbajtur qytetarët tanë TË SIGURTË, në mënyrë që, së bashku, ta BËJMË AMERIKËN PËRSËRI TË MADHE!”.

Nga ana tjetër mediat kanë raportuar se Los Angeles do të padisë administratën Trump, duke e vlerësuar vendosjen e Gardës Kombëtare si një “akt antikushtetues”.

Të premten, oficerët e ICE-së kryen bastisje në zona të banuara kryesisht me popullsi latino-amerikane të Los Anxhelosit, duke përfshirë edhe jashtë një magazine veshjesh në Lagjen e Modës pranë qendrës së Los Anxhelosit.

Të nesërmen, ICE tha se “mbi 1,000 protestues rrethuan dhe sulmuan një ndërtesë federale” dhe oficerët ishin “shumë më të pakët në numër”.

Grupi i parë i trupave të Gardës Kombëtare mbërriti jashtë Qendrës Metropolitane të Paraburgimit – ku dyshohet se ishin dërguar migrantët e arrestuar gjatë bastisjeve – të dielën në mëngjes.

Dje pasdite, turma protestuesish përmbytën gjithashtu autostradën 101 në qendër të Los Angeles dhe bllokuan trafikun.

Ndërsa protestat kundër arrestimeve të shumta të ICE-së përfshijnë Los Angelesin, një tjetër politikë e imigracionit e Trump ka hyrë në fuqi këtë mëngjes.

Javën e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër që ndalonte udhëtimin në SHBA për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazzavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Qytetarët nga shtatë vende të tjera – Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela – do të përballen me kufizime të pjesshme udhëtimi.

Ekzistojnë disa përjashtime – duke përfshirë edhe për atletët që vijnë në SHBA për ngjarje të mëdha sportive, të tilla si Kupa e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028. Urdhri nuk i anulon vizat ekzistuese.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat