spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:22
HomeEkonomiPeci lavderohet se e ka investuar mbi 300 milionë euro në bujqësi...

Peci lavderohet se e ka investuar mbi 300 milionë euro në bujqësi gjatë mandatit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët në tre vitet e fundit arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa rritja e mbështetjes përmes programeve arrin deri në 275 për qind për disa kultura bujqësore, përkrahje kjo e cila ka reflektuar në rritje të pjesëmarrjes në aktivitete bujqësore për 27 për qind.

Këto të dhëna janë bërë të ditura sot nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci në “Konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Vendimmarrjen e Bazuar në të Dhëna”, e cila është organizuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me PPSE (Promoting Private Sector Employment), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

- Advertisement -

Me këtë rast, Peci ka theksuar se krahas rritjes së mbështetjes gjatë mandatit të tij në tre vitet e fundit, sektori i bujqësisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit dhe zhvillimit. Kjo sipas tij është arritur përmes zbatimit të praktikave të qëndrueshme, rritjes së investimeve në sektor, luftimit të korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

“Pas 9 viteve ngecje nga 4 qeveri radhazi, kemi avancuar legjislacionin dhe dokumentet strategjike, me c’rast kemi aprovuar 28 ligje, përgjatë mandatit tonë e për herë të parë kemi hartuar dhe aprovuar Strategjinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Angazhimi ynë për të përmirësuar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit agroushqimor është kyç për të ardhmen tonë. Në strategjinë për zhvillimin e bujqësisë, kemi vendosur që qëndrueshmëria të jetë në qendër të objektivave tona duke vendosur si objektivi strategjik të parë rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit të fermës”, tha Ministri Peci.

- Advertisement -

Ai ka treguar se sipërfaqja e punuar e tokës sipas Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë si institucioni më relevant për të dhënat në bujqësi, në vitin 2019 ishte 81,517ha, ndërsa në vitin 2023 sipërfaqja e punuar është 121,650,17ha apo 49,23% më shumë, se në vitin 2019.

Ndërkaq, në kuadër të angazhimit të tij, Peci ka theksuar se për hartimin e projekt-ideve për fondet IPA 2025-2027, si prioritet kanë trajtuar fuqizimin e bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë, duke harmonizuar atë me politikat evropiane, si Marrëveshja e Gjelbër dhe Strategjia “Farm to Fork”.

Në anën tjetër, Jean-Christophe Fave, përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë mënyrë po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë, por në transformimin e shoqërisë. “Kosova po i bashkohet e forcave globale për mjedis. Bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, zyrtarë të MBPZhR-së kanë mbajtur prezantime lidhur me Mbështetjen Institucionale për Sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Përkrahjen e Sektorit të Bujqësisë përmes Granteve dhe Vendimmarrje bazuar në të dhëna, si dhe prezantime që tregojnë rezultate të studimeve për bujqësinë e qëndrueshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat