spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
19:05
HomeKosova26 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë

26 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.

Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana më 10 qershor 1999 kishte urdhëruar për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

- Advertisement -

Më 12 qershor 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian.

- Advertisement -

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat