Në Graz të Austrisë dje vdiqën 11 persona pas një sulmi në një shkollë nga një 21-vjeçar.
Fatkeqësisht, në mesin e të vdekurve ishte edhe 15-vjeçarja nga Kosova, Lea Bajrami.
Një nga familjarët e saj publikoi fotografi të Leas, ku ajo shihet e veshur me fanellë të Kosovës.
“Pusho e qetë Engjulli jonë i familjes LEA💔 Lea jonë humbi jeten shkaku i sulmit terrorist sot ne Graz të Austrisë!”, ka shkruar familjari i saj, Eroll Bajrami.




