Polici Mirsad Kryeziu pritet ta japë dëshminë e tij për rastin “Banjska”, në seancën e paraparë për sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në sallë tashmë janë sjellë të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zvecanit, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.
Kryeziu është polic për ndërhyrje të shpejta në kufi. Para tij, ditë më parë dëshmuan dy zyrtarët policorë, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri.
Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.
Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati



