spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
15:51
HomeKosovaNdalimi i ish-policit Spahiu, MPJD u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë...

Ndalimi i ish-policit Spahiu, MPJD u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë kah Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

Në një komunikatë të publikuar në llogarinë në Facebook, MPJD është shprehur e shqetësuar ldihur me ndalimet e qytetarët të Kosovës nga autoritetet serbe.

- Advertisement -

“Në këto rrethana, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë ata që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të shmangin kalimin përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë dhe në të njëjtën kohë, inkurajohen të gjithë qytetarët që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre.

Rasti i fundit i ndalimit të ish-punonjësit të Policisë së Kosovës, z. Spahiu në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është dëshmi e mëtejme e praktikave të papranueshme dhe destruktive të Serbisë, që bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut” – thuhet në reagim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat