spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:13
HomeKosovaDaut Haradinaj: Ka përgjime edhe më të rënda, përmend humbjen e një...

Daut Haradinaj: Ka përgjime edhe më të rënda, përmend humbjen e një droni në FSK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq.

Haradinaj tha se Kusari Lila vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

- Advertisement -

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nepërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu. Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti është shfaqur i buzëqeshur me Kusari-Lilën në ditëlindjen e saj sepse ajo “qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin”.

- Advertisement -

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”.

Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.

Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.

“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj, duke mos u lëshuar në detaje.

“Prap duhet me thirrë këtë ministër që po del me shifra rekorde po na dëshmon neve qa ka ndodh e qysh ka ndodhë…Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, u përgjigj Haradinaj.

“Ky Bayraktar a?”, u pyet Haradinaj.

“Nuk e di cili po një prej tyre”…, ia ktheu Haradinaj.

“Nuk ki nevojë me dalë me bo fotoshou para dy dronëve në kohën kur 22 mijë dronë kajmikaz i ka ble Serbia në Iran…”, tha Haradinaj në Pressing.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat