spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:04
HomeKosovaDrejtësiaAksion kundër krimit në Prishtinë, arrestohet një avokat dhe një instruktor

Aksion kundër krimit në Prishtinë, arrestohet një avokat dhe një instruktor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, njofton se sot ka realizuar një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen ‘’Bajram Bahtiri’’ në Prishtinë.

Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 01 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person.

- Advertisement -

Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.

Poashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit
pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

- Advertisement -

Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat