spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:23
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMexhiti takon Zelenskyn, ofron mbështetje për Ukrainën

Mexhiti takon Zelenskyn, ofron mbështetje për Ukrainën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, sot mori pjesë në Samitin “Ukraina – Evropa Juglindore”, në Odesa të Ukrainës.

Samiti, i hapur nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, është vazhdim i takimeve të mëparshme të mbajtura në Athinë, Tiranë dhe Dubrovnik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e Evropës Juglindore.

- Advertisement -

Qëllimi kryesor i samitit është mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Mexhiti shprehu mirënjohje për mikpritjen e autoriteteve ukrainase dhe riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

- Advertisement -

“Jemi të bashkuar përballë sfidave që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtar. Dënojmë fuqishëm agresionin rus dhe kërkojmë ndaljen e menjëhershme të luftës,” – theksoi ai.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi gjithashtu përkushtimin e vendit për bashkëpunim të thelluar rajonal dhe ndërtimin e një Evrope të sigurt, paqësore dhe demokratike.

Në këto kohë të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës, që po lufton për idealet e lirisë e demokracisë.

Sot, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndroj në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin tonë dhe gjithë kontinentin.

Ky samit është një moment kyç për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të thelluar partneritetin me vendet e Evropës Juglindore në një kohë sfiduese për të gjithë ne.

Maqedonia e Veriut qëndron në anën e duhur të historisë, pra në mbështetje të Ukrainës në përpjekjen e saj titanike për liri dhe demokraci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat