Blutë e Londrës do ta nisin turneun e Botërorit të 32 ekipeve ditën e hënë, ku do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.
Por nga sa raportohet, në turne nuk do të jenë lojtarët e kthyer nga huazimet si fjala vjen Raheem Sterling, Joao Felix, Djordje Petrovic dhe Axel Disasi.
Mes emrave të munguar, gjendet edhe ai i sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Armando Brojës, emri i të cilit nuk ka arritur të përfshihet në planet e trajnerit italian.
Por nga ana tjetër, mësohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e dy klubeve gjermane, Leipzig dhe Wolfsburg.
Vlera e kartonit të tij është 28 milionë euro, kurse kontrata me klubin londinez është e vlefshme deri në vitin 2028.