spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
17:19
HomeKosovaVarroset ish-kryeministri Bujar Bukoshi, nderohet me ceremoninë e fundit në Velani

Varroset ish-kryeministri Bujar Bukoshi, nderohet me ceremoninë e fundit në Velani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, është përcjellë sot në banesën e fundit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.

Ceremonia e varrimit u shoqërua me një mbledhje komemorative ku vajza e tij, Shota Bukoshi, përkujtoi jetën dhe veprën e babait të saj, duke theksuar guximin dhe përkushtimin e tij për vendin.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm.

“Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte i tillë. Ishte kryeministër i një populli pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftën çlirimtare. Doktor Bujari ka lënë mbresat më të mira popullit të Kosovës edhe me shërbimin e tij si mjek, por edhe si udhëheqës, si kryeministër. Nga një karrierë akademike hoqi dorë për t’i shërbyer popullit të Kosovës. Ai e kishte një detyrë të vështirë, sepse ishte udha lidhëse midis rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur. Personalisht e kam takuar për herë të parë në moshën time 10 vjeçare atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operimin e babait tim pas shpërthimit të idhzës”, tha Kurti.

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës, në nisjen e seancës së 30-të konstituive, mbajti një minutë heshtje për nder të tij.

Bukoshi ndërroi jetë më 10 qershor në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat