Air India konfirmon se 241 nga 242 personat në bord kanë humbur jetën, vetëm 1 ka mbijetuar.
“Me keqardhje ju njoftojmë se nga 242 persona në bord, 241 janë konfirmuar viktima. I mbijetuari i vetëm po trajtohet në spital”, tha linja ajrore në përditësimin e saj të fundit mbi rrëzimin. I mbijetuari është një shtetas britanik me origjinë indiane”, shtoi ajo.
Kompania ajrore konfirmoi gjithashtu se aeroplani u rrëzua me 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord.
“Air India u shpreh ngushëllimet e saj më të thella familjeve të të ndjerëve. Përpjekjet tona tani janë përqendruar tërësisht në nevojat e të gjithë të prekurve, familjeve dhe të dashurve të tyre”.



