spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:27
HomeKosovaPrishtinaPërurohet pllaka përkujtimore në vendin ku për herë të parë u hap...

Përurohet pllaka përkujtimore në vendin ku për herë të parë u hap zyra informative e SHBA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në vendin ku 29 vjet më parë u hap zyra e Parë Informative e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, sot u përurua një pllakë përkujtimore.

Në këtë hapësirë që dikur mblidhte rrëfime dhimbjeje dhe kërkesa për ndihmë, sot operon kompania e sigurimeve PRISIG një ndërmarrje që përmes përurimit të kësaj pllake, vendosi të ndërthurë të kaluarën me të ardhmen.

- Advertisement -

“Ky flamur ngritët sërish si simbol i miqësisë së përhershme, lirisë dhe përkushtimit,” tha CEO i PRISIG, Besart Blakaj.

“Me këtë pllakë ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por edhe afirmojmë vlerat që vazhdojnë të na lidhin – respektin, bashkëpunimin dhe përkushtimin për një Kosovë të lirë.” tha mes tjerash ai.

- Advertisement -

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili me fjalët e tij solli një reflektim të thellë:

“Ishte një shenjë jete, një sinjal se në përpjekjen tonë ne nuk ishim vetëm. Kur hapësira e lirisë na ishte ngushtuar, këtu na u ndez një dritë shprese – e para dritare nga e cila bota nisi të na shihte me sytë tanë”.

Pas fjalimeve, u zbulua pllakë përkujtimore nga Lulzim Tafa, kryetari i Kuvendit të Aksionarëve të PRISIG – një gjurmë fizike që do të qëndrojë aty sa të jetë historia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat