Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në tentimin e 31-të që të arrijnë konstituimin e institucionit legjislativ.
Derisa në disa seanca rresht, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t`i marrë 61 votat e nevojshme, ka qenë Vetëvendosje e cila ka propozuar votim të fshehtë, me të cilin nuk janë pajtuar opozita.
Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.



