spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:56
HomeSportKlubet angleze në garë për transferimin e kapitenit të kombëtares së Kosovës

Klubet angleze në garë për transferimin e kapitenit të kombëtares së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Klubet anglezë të Totenhem dhe Aston Villa kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e tij, duke shfaqur interes për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Madje, sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat britanike, më konkrete ka qenë Aston Villa, që i ka bërë Napolit ofertë zyrtare për Rrahmanin, i pëlqyer së tepërmi nga trajneri Unai Emeri.

- Advertisement -

Nuk bëhen me dije detaje, por ka zëra se Rrahmani mund të jetë i joshur nga oferta e Aston Villa-s dhe ideja për të luajtur në Premier Ligë.

Megjithatë, largimi i Rrahmanit nga “Diego Armando Maradona” nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak se 31-vjeçari vlerësohet së tepërmi nga Antonio Konte dhe drejtuesit e Napolit.

- Advertisement -

Në sezonin e fundit, ku Napoli u shpall për herë të dytë kampion i Italisë, Rrahmani, ish-lojtar i Partizanit, ka qenë titullar në të 38 ndeshjet e Serisë A, çka tregon shumë për besimin e teknikut.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat