spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
18:52
HomeKosovaMbështetje e fuqishme nga Japonia – Osmani pritet nga Perandori

Mbështetje e fuqishme nga Japonia – Osmani pritet nga Perandori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në një takim zyrtar nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë, gjatë vizitës së saj në Tokio.

Gjatë këtij takimi të veçantë, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e miqësisë së thellë dhe marrëdhënieve të veçanta mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta si respekti dhe besimi i ndërsjellë, njofton zyra për informim e Presidencës.

- Advertisement -

Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë vendit tonë ndër vite.

Bëhet e ditur se në përmbyllje të takimit, presidentja Osmani falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i përcolli urimet më të mira popullit japonez për shëndet, mirëqenie dhe përparim të mëtejshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat