spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:34
HomeSportAsllani mund të mbetet në Serie A

Asllani mund të mbetet në Serie A

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kristjan Asllani do të kalojë javë jo edhe aq të qeta në SHBA ku po merr pjesë në Botërorin e Klubeve me Interin.

Kjo, pasi emri i mesfushorit shqiptar qarkullon gjerësisht në diskutimet e merkatos së këtyre ditëve në Itali.

- Advertisement -

Për mesfushorin përflitet gjithnjë e më shumë hipoteza e largimit dhe në skenë ka dalë një alternativë shumë interesante.

Klubi i Fiorentinës ka tentuar vazhdimisht që të afrojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare që kur ai ishte pjesë e Empolit, para se të zgjidhte Interin.

- Advertisement -

Tani që Asllani mund të largohet nga zikaltrit, zërat janë shtuar, edhe për shkak të kërkesës së trajenerit të ardhshëm të Fiorentinës, Stefano Piolit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri, i cili do të kthehet në Serinë A sapo të mbyllë kontratën me Al Nasr në Arabinë Saudite, e kërkon Asllanin që të jetë pjesë e projektit të ri në Firence, pasi vlerëson futbollistin të cilin e ka parë në vitet e kaluara si kundërshtar në fushën e lojës.

Njëkohësisht, edhe Interi pritet t’i hapë rrugë lëvizjes së Asllanit, në një moment revolucioni thuajse total të disa reparteve të skuadrës.

Mediat italiane raportojnë qe klubi i ka vendosur një çmim prej 14 milionë eurosh kartonit të futbollistit shqiptar për të mundësuar largimin e tij gjatë verës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat