spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
15:48
HomeKulturëBashkëpunim mes institucioneve letrare të Tiranës dhe Prishtinës

Bashkëpunim mes institucioneve letrare të Tiranës dhe Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, Alda Bardhyli, zhvilloi një vizitë në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës.

E shoqëruar nga Sibel Halimi, drejtoreshë e Drejtorisë të Kulturës të Prishtinës dhe drejtoresha e Bibliotekës, Naime Beqirajaj, Alda Bardhyli u njoh nga afër me punën dhe fondin e librave në bibliotekën në qendër dhe në degët e saj, në pjesë të tjera të kryeqytetit si dhe në fshatrat e komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

Të tri drejtoreshat ranë dakord për thellim të bashkëpunimit në mes të tri institucioneve kulturore, letrare dhe artistike, këmbim të librave, përvojave, ngjarjeve dhe autorëve.

- Advertisement -

“Bashkëbiseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të promovimit të letërsisë shqipe, me theks të veçantë në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore e letrare”, u shpreh Sibel Halimi.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës së Prishtinës tha se e njohu kreun e QKLL-së me krijimin e hapësirave të reja për kulturë dhe art në Prishtinë si dhe për dinamikën e angazhimeve në fuqizimin e lexueshmërisë sidomos tek gjeneratat e reja.

Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, gjendet në Prishtinë në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2025” i cili çeli ditën e mërkurë (11 qershor) edicionin e tij të 25-të.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat