spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:27
HomeSportKampionati Botëror nis me fitore për Laura Fazliun

Kampionati Botëror nis me fitore për Laura Fazliun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka nisur me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu mposhti polaken Natalia Kropska me Ippon, pas një mbërthimi teknik që e detyroi kundërshtaren të dorëzohej.

- Advertisement -

Kjo fitore vjen në momentin kur Laura është duke u rikthyer pas një lëndimi, por ajo tregoi vendosmëri dhe qetësi gjatë gjithë duelit, duke rifituar ritmin në mënyrë graduale.

Triumfi ndaj Kropskës e pozicionon Laurën si një ndër pretendentet kryesore për medalje në këtë kategori.

- Advertisement -

Ajo tashmë e ka dëshmuar veten në skenën më të madhe, duke fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat