Prej javësh është përfolur si ide, një lloj “fantamercato”, por gjasat që Juventus dhe Milan të realizojnë një shkëmbim mes Dusan Vlahović dhe Theo Hernández po rritet.
Përkundër që nuk ka ende një marrëveshje konkrete, dy klubet po e konsiderojnë seriozisht një operacion të tillë, që në letër duket logjik dhe i favorshëm për të dyja palët.
Të dy lojtarëve u skadon kontrata pas një viti dhe të dy shihen si “tepricë luksi” nga klubet përkatëse.
Vlahović dhe Theo duan të ndryshojnë ambient dhe janë të pëlqyer nga trajnerët e skuadrave respektive: Allegri e sheh Vlahović-in si sulmuesin ideal për repartin ofensiv, ndërsa Fonseca e konsideron Theo një element vendimtar në skemën e tij.
Nga ana ekonomike, të dy lojtarët mund të kenë një vlerësim rreth 30 milionë euro, çka do t’u lejonte klubeve të shmangnin humbje kapitale.
Problemi kryesor mbetet paga, pasi Theo kërkon rreth 6 milionë euro në sezon, shifër që e kishte kërkuar edhe nga Milani për rinovimin, dhe kjo nuk përbën një pengesë serioze për Juventusin.
Ndryshe qëndron situata me Vlahović-in, i cili te bardhezinjtë kishte të ardhura që shkonin deri në 12 milionë euro në sezon.