spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeSportDrita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita aventurën e re në Ligën e Kampionëve do ta nis kundër skuadrës nga Luksemburgu, FC DIfferdange.

Shorti i ndeshjeve të para kualifikuese në elitën e futbollit evropian është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës.

- Advertisement -

Ndeshjet e turit të parë janë paraparë të zhvillohen me datat: 8/9 dhe 15/16 korrik 2025.

Nuk ka munguar reagimi nga trajneri i ekipit gjilanas.

- Advertisement -

“Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për këtë sfidë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do ta respektojmë çdo kundërshtar dhe kam shumë besim se me grupin që kemi, mund të arrijmë rezultate të mira. Kam besim të plotë në ekipin tim. Na mbetet të punojmë fort, të bëjmë analiza të detajuara për kundërshtarin, dhe në fund le të flasë fusha”, ka thënë trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani për faqen zyrtare të klubit gjilanas.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat