spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
16:28
HomeKosovaFerat Shala ngre alarmin: Moskonstituimi i Kuvendit po sjell pasoja konkrete –...

Ferat Shala ngre alarmin: Moskonstituimi i Kuvendit po sjell pasoja konkrete – Rasti i RTK-së nën llupë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që po shkakton moskonstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës. Në fokus të reagimit të tij është situata e krijuar rreth financimit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për të cilën thotë se është një sinjal serioz i bllokadës institucionale.

Sipas Shalës, Ligji Nr. 08/L-332 për ndarjet buxhetore të vitit 2025 parasheh që RTK-së, për periudhën janar–dhjetor 2025, t’i ndahen 8 milionë e 960 mijë euro në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”. Por zbatimi i kësaj dispozite po rrezikon të bllokohet për shkak të mungesës së Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili ende nuk është konstituuar.

- Advertisement -

Ligji përcakton qartë se:
• RTK-ja është e obliguar të dorëzojë programin e shpenzimeve të planifikuara para çdo gjashtëmujori;
• Në fund të gjashtëmujorit, duhet të dorëzojë edhe raportin e shpenzimeve të realizuara;
• Thesari i shtetit mund të transferojë mjetet në llogarinë bankare të RTK-së vetëm pas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Për këtë situatë, deputeti Shala ngriti disa pyetje serioze për të cilat kërkon përgjigje publike:
• A e ka dorëzuar RTK-ja raportin gjashtëmujor?
• Kujt i është dorëzuar ky raport, kur Komisioni ende nuk ekziston?
• Kush e ka shqyrtuar dhe miratuar programin e shpenzimeve të planifikuara?
• A ka të drejtë Thesari t’i transferojë mjetet pa vendim të Komisionit?
• Kush mban përgjegjësi për një veprim të tillë?
• Dhe më e rëndësishmja: A rrezikojnë punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga që nga muaji korrik?

- Advertisement -

Shala thotë se ky është vetëm një nga shumë rastet ku mungesa e funksionimit të Kuvendit po krijon pasoja konkrete. Ai i bën thirrje të gjitha palëve politike që ta lënë anash kalkulimin e ngushtë partiak dhe të mundësojnë sa më parë konstituimin e Kuvendit dhe komisioneve të tij funksionale.

“Institucionet nuk mund të funksionojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente pa mekanizmat mbikëqyrës dhe vendimmarrës që i garanton vetëm një Kuvend funksional,” përfundoi Shala.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat