Sot, në Parlamentin e Zvicrës, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla u takuan me deputetin Zvicran, Reto Nause dhe me deputetë të tjerë të Parlamentit të Zvicrës.
Ata në këtë vizitë në Parlamentin e Zvicrës shoqëroheshin nga veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në këtë shtet.
“Në emër të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Gucati e falënderoi z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të paraqitur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ky takim përfaqëson një hap domethënës drejt ngritjes së zërit tonë në arenën ndërkombëtare, për të kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që luftuan për lirinë e popullit tonë”, ka njoftuar OVL-UÇK.



