spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:06
HomeKosovaDrejtësiaArrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është arrestuar të mërkurën për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “përvetësim në detyrë”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në koordinim me hetuesit e Doganës së Kosovës është zhvilluar një aksion, që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

- Advertisement -

I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë.

“Personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat