spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:34
HomeBotaTrump po shqyrton mundësinë e bashkimit të SHBA-së me sulmet izraelite ndaj...

Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit të SHBA-së me sulmet izraelite ndaj Iranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur u pyet nëse SHBA-të do t’u bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit.

“Askush nuk e di se çfarë dua të bëj. Por mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”, shtoi Trump.

- Advertisement -

Deklarimet e tij vijnë pasi më parë, udhëheqësi suprem i Iranit e paralajmëroi Trumpin për “dëm të pariparueshëm” nëse SHBA-të bashkohen me sulmet izraelite.

Nga ana tjetër Izraeli tha se ende po godet objektiva iraniane, përfshirë selinë e sigurisë së brendshme – ndërsa Irani paralajmëron njerëzit në qytetin izraelit të Haifës të largohen.

- Advertisement -

Irani ka qëlluar me raketa Izraelin në një valë të re sulmesh, raportojnë mediat shtetërore iraniane, duke pretenduar se raketat kanë depërtuar me sukses në mbrojtjet izraelite.

Ushtria izraelite nuk e ka pranuar ndonjë sulm të tillë, por gjithashtu thotë se ka lëshuar raketat e veta në një bazë raketash iraniane.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat