spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:16
HomeKosovaLimaj konfirmon takimin me Abdixhikun, tregon se çka u bisedua

Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun, tregon se çka u bisedua

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Derisa e ka thënë se në takim janë diskutuar një sërë temash, por për të cilat nuk pranoi të jap detaje.

- Advertisement -

“Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat