spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
03:06
HomeBotaTrump mohon raportimet se dha urdhër për sulm ndaj iranit

Trump mohon raportimet se dha urdhër për sulm ndaj iranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë raportet e Wall Street Journal se ai miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por po e mban të fshehur urdhrin përfundimtar për momentin.

Ky medium kishte raportuar se Trump u tha ndihmësve të lartë se po pret të shohë nëse Teherani do të braktisë programin e tij bërthamor i pari.

- Advertisement -

“Wall Street Journal nuk ka ide se cilat janë mendimet e mia në lidhje me Iranin”, shkroi Trump në Truth Social.

Nga ana tjetër, Reuters ka raportuar se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka folur disa herë në telefon me ministrin e jashtëm të Iranit që kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Iranit javën e kaluar.

- Advertisement -

Sipas këtij mediumi, bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit dhe të rikthehen diskutimet më thelbësore të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit, të nisura që nga prilli.

Kryediplomati iranian, Abbas Araqchi raportohet se i ka thënë Witkoff-it se Teherani nuk do të kthehej në negociata nëse Izraeli nuk do të ndalonte sulmet e tij.

Diplomatët thanë gjithashtu se bisedimet përfshinin një diskutim të shkurtër të një propozimi të SHBA-së dhënë Iranit në fund të muajit të kaluar, me qëllim krijimin e një konsorciumi rajonal që do të pasuronte uraniumin jashtë Iranit – diçka që Teherani deri më tani e ka refuzuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat