spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:53
HomeSportBayern mund Boca Junor, humb yllin e ekipit

Bayern mund Boca Junor, humb yllin e ekipit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bayern Munich kalon në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve pas suksesit me rezultatin 2-1 kundër Boca Junior.

Kompany vërtetoi edhe një herë se Bayern kërkon t’i shkojë deri në fund këtij turneu pasi kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë.

- Advertisement -

Bavarezët e nisën sfidën “zjarr” ku gjetën golin e avantazh pas vetëm 8 minutash lojë, me Olise që dërgoi topin në rrjetë drejtpërdrejtë nga goditja e këndit, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për faull ndaj portierit.

Bayern kishte kontrollin total të lojës, me golin që ishte në ajër, ndërsa në minutën e 18-të, Harry Kane brenda në zonë me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

- Advertisement -

Ekipi gjerman krijoi disa raste të pastra për gol, por me fillimin e pjesës së dytë Boca i befasoi me një zbritje të shpejtë në sulm, ku Merentiel me një finalizim plot klas barazoi shifrat në 1-1.

Bayern nuk hoqi dorë për asnjë moment nga faza ofensive dhe më në fund pas disa përpjekjeve, në minutën e 84-të, Olise me një goditje perfekte realizoi golin e dytë për ekipin gjerman.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Laimer, por në pozicion të pa rregullt.

Rezultati mbeti i pandryshuar, me Bayern që feston për këtë trepikësh, por jo plotësisht pasi dëmtimi i Musiala-s zbehu këtë mbrëmje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat