spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:12
HomeSportJa ekipet tashmë të kualifikuara për Kupën e Botës

Ja ekipet tashmë të kualifikuara për Kupën e Botës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kupa e Botës për Klube tashmë i ka ekipet e para të kualifikuara për raundin e 16-tave.

Flamengo në Grupi D, ishte e para që siguroi një vend, në mënyrë indirekte: pasi mposhti Chelsean 3-1.

- Advertisement -

Skuadra braziliane ka përfituar nga fitorja e Esperánce Tunis ndaj Los Angeles FC (1-0), disa orë më vonë, në ndeshjen tjetër të raundit të dytë të grupit.

6 pikët e deri tanishme i garanton Flamengos vendin e parë në grup, duke ditur ndërkohë se ata do të luajnë në fazën e të 16-tave kundër ekipit të dytë në grupin C, ku bën pjesë Benfica.

- Advertisement -

Sakaq edhe Bayern Munich, në Grupin C, gjithashtu siguroi vendin e tij në fazën pasardhëse.

Ekipi gjerman mundi Boca Juniors 2-1 dhe me 6 pikë siguroi vendin e tij në turin e 16-tave.

Kështu, ende pa përfunduar raundi i dytë i ndeshjeve në grupe, janë përcaktuar edhe dy ekipet e para që kanë siguruar kalimin e tyre për në turin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klubet.

Ato janë: Flamengo nga grupi D dhe Bayern Munich nga grupi C.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat