Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me disa raportime për import të energjisë nga Serbia, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe se, ‘‘ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdorur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI’’.
Rizvanolli ka shkruar edhe se, Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020, dhe se kjo arsye, ka shtuar ajo, është një nga shkaqet kryesore që shpesh ka ngarkesë të tepërt në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.