spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:08
HomeRajoniShqipëriaKosovarët dhe të huajt mbushin plazhet shqiptare, banorët ikin në pushime jashtë...

Kosovarët dhe të huajt mbushin plazhet shqiptare, banorët ikin në pushime jashtë vendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pavarësisht rritjes së çmimeve të paketave turistike, shqiptarët nuk kanë hezituar të bëjnë valixhet gati për pushime jashtë vendit.

Turqia dhe Greqia mbeten dy destinacionet më të preferuara të kësaj vere, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe interesi për Spanjën, si një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse për pushuesit shqiptarë.

- Advertisement -

Përveçse Greqisë dhe Turqisë që mbeten destinacionet kryesore të shqiptarëve, këtë vit ka pasur një bum kërkesash për Spanjën, me Barcelonën, pjesën e Kosta Brava, Malagën, Marbellën – ka pasur shumë kërkesa. Është duke u rritur kërkesa për Spanjën.

Kërkesat janë rritur me mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar,” konfirmojnë agjencitë turistike.

- Advertisement -

Ndërkohë, këtë vit është rritur me 30% numri i turistëve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Sipas sipërmarrësit Todian Ndrio, përveç rivierës shqiptare, vizitorët po zbulojnë gjithnjë e më shumë edhe zonat malore të vendit, duke e bërë turizmin shqiptar më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

“Rezervimet kanë nisur që në muajt maj-qershor. Vitet e tjera ishte shumë i vogël, ndërsa këtë vit kemi pasur rreth 30 për qind më shumë rezervime se vjet. Kryesisht janë turistë të huaj që rezervojnë në këtë periudhë, por korriku dhe gushti janë të tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj. Nuk lihet pas edhe shtatori dhe tetori, të cilët janë të preferuar nga turistët e huaj, pasi gjejnë qetësinë dhe temperaturat nuk janë shumë të larta.”, tha Ndrio.

Sipas operatorëve turistikë, të huajt nuk vijnë vetëm për detin.

Ata kërkojnë natyrë, traditë të cilat Shqipëria i ofron në çdo stinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat