spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:41
HomeBotaBomba e frikshme amerikane që u përdor në sulmin e parë ndaj...

Bomba e frikshme amerikane që u përdor në sulmin e parë ndaj centraleve bërthamore iraniane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

SHBA-të kanë futur në përdorim një nga raketat më të avancuara dhe të specializuara për të sulmuar vendet e fshehta thellë nën tokë.

Raketa e quajtur GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP) ka 13 mijë kilogram dhe tri të tilla kanë goditur tri centrale bërthamore iraniane: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

- Advertisement -

Fordo është i fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit dhe besohet se është më thellë nën tokë se Tuneli i Kanalit që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Thellësia e Fordos nën sipërfaqen e Tokës e ka bërë të vështirë arritjen e saj me armët e Izraelit.

- Advertisement -

Andaj, për shkak të përmasave dhe peshës së saj të jashtëzakonshme, vetëm bombarduesi strategjik B-2 Spirit mund ta mbajë dhe ta lëshojë këtë bombë.

Kjo raketë është në gjendje të depërtojë rreth 18 metra në beton ose 61 metra në tokë para se të shpërthejë.

Tunelet e Fordos mendohet të jenë 80 deri në 90 metra nën sipërfaqe, kështu që MOP nuk është i garantuar të jetë i suksesshëm, por është e vetmja bombë që mund t’i afrohet kësaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat