Korporata Energjetike e Kosovës njofton se sot njësia B1 është kthyer në operim.
Sipas KEK, punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë:
“Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje; Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1; Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”, thuhet në njoftim.