Zyrtare: Amsal Krasniqi rinovon me Vushtrrin — mbetet edhe një sezon në klub!
Pavarësisht shumë zërave për largimin e tij, talenti i ri i futbollit, Amsal Krasniqi, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Vushtrrisë edhe për sezonin e ardhshëm.
19-vjeçari ka vendosur të mbetet besnik ndaj klubit ku ka shpërthyer si një nga lojtarët më premtues të kampionatit. Me këtë vendim, Krasniqi i jep qetësi dhe stabilitet ekipit, në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e tij kishin marrë hov.
Konfirmimi zyrtar është bërë nga vetë klubi: “Amsal Krasniqi edhe një sezon me Vushtrrin!”