spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:33
HomeKulturëShowBizDasma nis me 500 milionë dollarë… me sa do të përfundojë?

Dasma nis me 500 milionë dollarë… me sa do të përfundojë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dasma nis me 500 milionë dollarë… me sa do të përfundojë? Venecia s’po fle, protestuesit janë ngritur, jahti “Koru” po shkumon… dhe spektakli sapo ka nisur!


Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez sfidojnë protestuesit, nisin dasmën marramendëse në Venecie me një festë të çmendur “FOAM PARTY” në jahtin 500 milionë dollarësh!

- Advertisement -

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, nuk i kanë vrarë mendjen aspak protestuesve antikapitalistë që u zotuan të “bllokojnë kanalet” për të sabotuar dasmën e tyre. Përkundrazi, ata kanë shpërthyer në një festë të shfrenuar me shkumë në bordin e super-jahtit 500 milionë dollarësh “Koru”, duke çelur me glamur javën e dasmës më të përfolur të vitit!

Çifti, bashkë me miqtë VIP, janë nisur drejt Venecies për dasmën madhështore më 27 qershor, teksa protestuesit i kanë mbushur rrugët me parulla si “Nuk ka vend për Bezos” dhe “Venecia nuk është park lojnash për oligarkë”.

- Advertisement -

Por Bezos (61) dhe Sanchez (55) kanë treguar se nuk i ndalin dot — të veshur vetëm me bikini dhe rroba banje, mes reve të shkumës dhe diellit kroat, janë fotografuar duke festuar në bordin e jahtit luksoz, në ndalesën e fundit në ishullin Cres, Kroaci, përpara zbarkimit në Itali.

Në skenat që siguroi DailyMail.com, shihen të dy të përqafuar, të qeshur, në mesin e shkumës, ndërsa të ftuarit hidhen nga jahti në det, përdorin paddleboard-et dhe shijojnë verën mes luksit të papërshkrueshëm.

Në sfondin e festës, një pankartë “Happy Birthday” zbukuron jahtin, ndërsa raportohet se festohej edhe ditëlindja e 19-të e djalit të Lauren, Evan.

Edhe një varkë policie iu afrua për pak çaste jahtit, por shpejt u largua pa ndërhyrë.

Dasma e shumëpritur pritet të zgjasë një javë dhe të kushtojë rreth 15 deri në 20 milionë dollarë, me tre evente madhore në lokacione të ndryshme — mes tyre, një gala më 26 qershor në një kloster privat.

Organizatorët e dasmës, firma elitare Lanza & Baucina Limited, e cila ka organizuar dasmat e George & Amal Clooney e Salma Hayek & François-Henri Pinault, deklaruan se janë bërë përpjekje për të minimizuar ndikimin negativ në jetën e venecianëve, ndërsa çifti ka dhuruar fonde për disa organizata bamirësie lokale.

Por kjo nuk ka mjaftuar për të shuar zemërimin e banorëve, që fajësojnë fluksin e turistëve dhe oligarkëve për çmimet marramendëse të banesave dhe mbipopullimin e qytetit në kulmin e sezonit.

Aktivistja Federica Toninello paralajmëroi:

“Bezos nuk do të arrijë kurrë te Misericordia!”, duke zbuluar se protestuesit kanë “molë” që po zbulojnë planet e dasmës.

Megjithatë, Kryetari i Bashkisë së Venecies, Luigi Brugnaro, i ka dalë në krah çiftit:

“Është nder që e zgjodhën Venecien — qyteti po konfirmohet sërish si skenë globale!”

Spektakli vetëm sa ka nisur… dhe bota po e ndjek çdo hap!


 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat