spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:54
HomeSiguriaPoliciaXhelal "Xharrahi" dhe efektet e vizitave të papritura: Ja çfarë ndodhi pas...

Xhelal “Xharrahi” dhe efektet e vizitave të papritura: Ja çfarë ndodhi pas vizitës së tij në veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Veriu: Vizita e papritur e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në pjesën veriore të Kosovës shkaktoi pasoja të papritura për tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt (NJRSH). Të njëjtit u suspenduan nga detyra, si pasojë e kësaj vizite, raporton “Sinjali”.

Njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, që luftojnë krimin dhe mbrojnë sovranitetin gjithandej vendit, shpeshherë përmenden si shembuj të suksesshëm në aksionet kundër krimit edhe në veri. Megjithatë, kjo situatë mori një kthesë të papritur sot. Vizita e Xhelal Sveçlës, e pa paralajmëruar dhe e pakonfirmuar nga institucionet lokale, rezultoi në suspendimin e tre zyrtarëve të NJRSH-së, të cilët ishin në krye të detyrës duke mbrojtur një objekt të rëndësishëm në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Burime e “Sinjalit” bëjnë të ditur se ministri Sveçla vizitoi komunën paralele në Mitrovicë të Veriut pa njoftim zyrtar, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të autoriteteve policore dhe pasoi me vendimin për suspendim të tre policëve që ndodheshin në detyrë. Ky zhvillim ka ngjallur reagime, duke ngritur pyetje mbi menaxhimin dhe koordinimin e vizitave të tilla në zonat e ndjeshme të Kosovës.

Zyrtarët policorë që u përfshinë në këtë situatë ishin në mbikëqyrje të objektit 24-orësh, duke siguruar rendin dhe qetësinë publike. Mirëpo, mungesa e një njoftimi zyrtar për vizitën e ministrit e vështirësoi koordinimin dhe shkaktoi pasoja të drejtpërdrejta për ta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat