spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:43
HomeBotaKhamenei reagon pas sulmit në Katar: Nuk i nënshtrohemi askujt

Khamenei reagon pas sulmit në Katar: Nuk i nënshtrohemi askujt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Udhëheqësi suprem i Iranit tha se Irani nuk i ka bërë dëm askujt dhe nuk do të pranojë agresion “nga askush në asnjë rrethanë”.

Ajatollah Ali Khamenei deklaroi se Irani nuk do t’i nënshtrohet agresionit të askujt dhe kjo është “logjika” e kombit iranian.

- Advertisement -

Pas sulmeve mbi bazën ushtarake amerikane, ministria e Jashtme e Katarit ka njoftuar përmes një deklarate se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Ministria thekson rëndësinë e mosdhënies së zërave ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Ministria e Jashtme thotë se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për të “siguruar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve, si dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”.

Këto sulme kanë bërë që i gjithë rajoni të jetë në gatishmëri të lartë.

Burime i thanë Sky News se një urdhër i ri alarmi është lëshuar për të gjitha bazat ushtarake dhe aeroportet në Irak dhe Siri.

Të njëjtat burime kanë lënë të kuptohet se në Bagdad është ngritur alarmi se edhe kryeqyteti mund të sulmohet, por deri më tani nuk ka asnjë indikacion se qyteti po sulmohet.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat