spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeBotaEx-BRSSUkraina e pishmanizuar: A do të provoj të rikthejë këtë gjë...?

Ukraina e pishmanizuar: A do të provoj të rikthejë këtë gjë…?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ekskluzive nga Storm•

storm•/Ukrainë: Sipas burimeve të cituara nga publikimi gjerman “Bild”, Ukraina po shqyrton mundësinë e rikthimit të arsenalit të saj bërthamor, të humbur në vitet ’90. Një zyrtar i lartë ukrainas ka pohuar se vendi ka materialet dhe njohuritë e nevojshme për të ndërtuar një bombë bërthamore brenda disa javëve, nëse jepet urdhri i duhur.

- Advertisement -

Burimet sugjerojnë se Ukraina po shqyrton këtë opsion si një përgjigje ndaj qëndrimeve të Perëndimit dhe si një përpjekje për të rikthyer fuqinë strategjike të saj në rajon. Zyrtari i cituar i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndalojë së shqetësuari për “vijat e kuqe” të Rusisë dhe të marrë më shumë në konsideratë interesat e Ukrainës.

Por, zyra e presidentit ukrainas dhe vetë presidenti Volodymyr Zelensky kanë mohuar kategorikisht këto pretendime. Zyra presidenciale ka theksuar se Ukraina nuk ka plane për të rikthyer armët e saj bërthamore. Zelensky, nga ana tjetër, ka theksuar se Ukraina është e fokusuar tek anëtarësimi në NATO për të siguruar mbrojtjen e saj, duke hedhur poshtë çdo spekulim për ndonjë program të ri bërthamor.

- Advertisement -

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare janë në një pikë të ndjeshme, dhe çdo sinjal për një rikthim të fuqisë bërthamore mund të ndikojë në dinamikat e sigurisë globale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat