Real Madrid po përgatitet për ndeshjen ndaj Salzburg, takim ky i vlefshëm për Botërorin e Klubeve.
Prezenca e Mbappe, i cili vuajti nga gastroenteriti, është në dyshim.
Sipas mediumit El Chiringuito, Mbappe-së do t’i duheshin të paktën dhjetë ditë për t’u rikthyer në formën 100%.
Shanset për ta parë atë në fushë si titullar kundër Salzburgut janë minimale.
Mbappe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Kupën e Botës për Klube.