spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
16:24
HomeKosovaMustafa: Kurti s’ka vullnet për ta vendosur Haxhiun në krye të Kuvendit

Mustafa: Kurti s’ka vullnet për ta vendosur Haxhiun në krye të Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka folur sot në lidhje me bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai është shprehur se është pikërisht Albin Kurti ai i cili nuk po dëshiron që ta bëjë Albulena Haxhiun, kryetare të Kuvendit.

- Advertisement -

“E kem deklaratën e z.Kurtit, pra kryetarit të Vetëvendosjes që thotë “unë votat për qeveri i kam, por s’po i kam për Albulenën. Pra, nëse z.Kurti i ka 61 vota për ta bërë vetveten kryeministër, pse nuk i përdorë të njëjtat për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit”, tha Mustafa.

“Kjo tregon që z.Kurti nuk dëshiron që ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, sepse për vete, për t’u bërë kryeministër i ka siguruar 61 vota, pse nuk i përdorë të njëjtat për Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, pse nuk dëshiron, i konvenon”, është shprehur Mustafa – në emisionin “DPT te Fidani”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat