spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:20
HomeEkonomiKërkesë për Pezullimin e Vendimit nga ZRRE – Thirrje për Dialog dhe...

Kërkesë për Pezullimin e Vendimit nga ZRRE – Thirrje për Dialog dhe Mbështetje të Prodhuesve Vendorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shoqata e Prodhueseve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të pezullojë vendimin e fundit, i cili rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e sektorit prodhues vendor.

Sipas tyre, ky vendim do të ketë pasoja të rënda për konkurrueshmërinë e produkteve kosovare në tregjet evropiane, duke vënë në rrezik mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e vendeve të punës për mijëra punëtorë të angazhuar në sektorin prodhues.

- Advertisement -

“Gjendja aktuale e prodhuesve është jashtëzakonisht e rëndë. Kërkojmë urgjentisht dialog të hapur dhe konstruktiv me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me ZRRE-në, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe në funksion të zhvillimit ekonomik afatgjatë të vendit tonë. Përballë kësaj situate të vështirë, në vend të politikave lehtësuese dhe mbështetëse për prodhuesit vendorë, fatkeqësisht po ballafaqohemi me vendime që dëmtojnë rëndë këtë sektor strategjik. Importi po rritet përditë në Republikën e Kosovës, duke e zëvendësuar prodhimin vendor dhe duke dëmtuar balancën ekonomike të vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës apelon për reflektim të shpejtë dhe për vendime të mençura që e mbështesin prodhimin vendor, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë sonë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat