spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:27
HomeBotaCilin shtet e kërcënoi Trump dhe çka deklaroi rreth konfliktit me Iranin...

Cilin shtet e kërcënoi Trump dhe çka deklaroi rreth konfliktit me Iranin dhe luftës në Ukrainë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në konferencën e tij për shtyp në samitin e NATO-s, Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi se do ta detyronte Spanjën të “paguajë dyfishin” si pjesë të çdo marrëveshjeje të ardhshme tregtare.

Kërcënimi vjen pasi Spanja nuk kishte rënë dakord të rriste shpenzimet e mbrojtjes në 5% të bruto prodhimit kombëtar deri në vitin 2035 – që është objektivi i ri i vendosur nga aleanca.

- Advertisement -

“Spanja është i vetmi vend nga të gjitha vendet që refuzon të paguajë… por ata do të duhet të na e kthejnë atë në tregti”, tha ai.

Në këtë konferencë, pos të ardhmes së aleancës, Trump u pyet për konfliktin me Iranin dhe luftën në Ukrainë.

- Advertisement -

Trump insistoi edhe një herë se sulmi i SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit kishte qenë “shumë i suksesshëm”.

Duke e mbështetur pikëpamjen e tij, presidenti amerikan lexoi në skenë një letër nga rregullatori bërthamor i qeverisë izraelite, e cila pretendonte se centrali bërthamor i Fordos i Iranit ishte lënë “krejtësisht i paoperueshëm”.

Ai madje paralajmëroi nisje të negociatave të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Izraelit.

Sa i përket Ukrainës, Trump tha se shpreson që konflikti të “zgjidhet” dhe se është jetike që paratë e NATO-s të shpenzohen për pajisje ushtarake në vend të burokracisë.

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pak para konferencës së tij për shtyp, Trump tha se presidenti ukrainas “nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm”.

Trump thotë se nuk e ka përjashtuar mundësinë që SHBA-të të kontribuojnë më shumë në mbrojtjen e Ukrainës këtë vit.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Putini me të vërtetë dëshiron t’i japë fund kësaj lufte, njerëzit po vdesin në nivele që nuk janë parë më parë”, thotë Trump.

Trump u pyet nga një gazetar i televizionit kombëtar austriak se pse nuk ka arritur ende t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Sepse është më e vështirë nga sa njerëzit kanë ndonjë ide”, u përgjigj Trump, duke shtuar se Putini ka qenë “më i vështirë”.

“Sinqerisht, pata disa probleme me Zelenskyn. Mund të keni lexuar për to”, thotë Trump, duke iu referuar një shkëmbimi të zemëruar midis dyshes në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.

Trump më pas citon luftëra të tjera që ai thotë se i përfundoi: Izraelin dhe Iranin, Ruandën dhe Republikën Demokratike të Kongos, si dhe Indinë dhe Pakistanin.

“E përfundova këtë me një seri telefonatash”, tha ai, duke iu referuar përplasjes mes Indisë dhe Pakistanit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat