Paraqitjet e mesfushorit shqiptar, Ylber Ramadani, kanë zgjuar interesin e skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.
Al Ain nuk ka “trokitur” te Lecce, por ka kontaktuar menaxherin e lojtarit.
Oferta është për një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 1.2 milionë euro për sezon.
I mbetet Ylberit të vendos për të ardhmen e tij, derisa kontrata me Lecce-n i përfundon në vitin 2026.
Ramadani numëron 63 paraqitje në Serie A, gjatë dy sezoneve të fundit.