Pavarësisht zërave të shumtë që e lidhnin Granit Xhakën me një transferim të mundshëm te Milani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka dalë publikisht për të mohuar gjithçka.
Në një intervistë për ‘Kicker’, Rolfes ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një marrëveshjeje me klubin italian.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj negociate me Milanin për Granit Xhakën. As nga ana jonë nuk ekziston asnjë ide për ta shitur. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh ai.
Deklarata e tij vjen në një moment kur mediet raportonin për një interes konkret nga ana e Milanit dhe një vullnet të vetë lojtarit për t’u transferuar në Serinë A.
Por Leverkuseni, të paktën zyrtarisht, e mbyll derën për çdo skenar largimi të mesfushorit shqiptar.