spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
13:33
HomeKosovaNgërçi në Kuvend, Koci i drejtohet Kurtit: Për inat, po digjen miliona

Ngërçi në Kuvend, Koci i drejtohet Kurtit: Për inat, po digjen miliona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati Arianit Koci i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit e ka mundësinë të zhbllokojë situatën e krijuar në kuvend, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Koci ka thënë edhe se insistimi në kandidaturën e Albulena Haxhiut, s’është bindje politike por ‘‘kapriçio personale’’.

Avokati ka thënë edhe se, situata aktuale është bllokim i qëllimshëm institucional.

- Advertisement -

‘‘Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon. Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë. Keni fuqi, keni ndikim. Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë. Është bllokim i qëllimshëm institucional’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -
  1. Albin Kurti,

Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje.

Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit.

Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon.

Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë.

Keni fuqi, keni ndikim.

Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë.

Është bllokim i qëllimshëm institucional.

Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin.

E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend.

Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues.

Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura.

Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi.

Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju.

Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë:

Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë.

Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike.

Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit.

E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike.

Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin.

Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë.

Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem.

Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet.

Arianit Koci

26 Qershor 2025

Prishtinë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat